Sport

Matri: Fajtor jam unë, jo Milani

Sulmuesi italian, Alessandro Matri, ka marrë përgjegjësi të plotë pasi dështoi të tregonte formë të mirë te Milani.

Matri u konfirmua si lojtar i ri i Fiorentinas, pasi dështoi të tregonte formë te Milani pas transferimit 12 milionë eurosh prej Juventusit.
Përkundër problemeve te Rossonerët, Matri thotë se askush nuk është fajtor përpos tij.
“Unë duhet që të bëj pushim dhe të filloj përsëri. Te Milani unë nuk kam filluar mirë dhe nuk e kam pasur lehtë. Gabimi për pjesën e parë të sezonit ka qenë i imi”.
“Unë mund të falënderoj Milanin për mundësitë që mi ka dhënë. Por, ishin gjashtë muaj të çuditshëm. Unë kam ardhur me shumë dëshirë për të ri-gjetur veten pas Juventusit, por kam pasur probleme me akomodimin në fushë. Këtu te Fiorentina, unë do të provoj të kem më shumë qëndrueshmëri”, ka thënë Matri.....

______________________________________________________

Interi dhe Juventusi kërkojnë Moratan


Interi dhe Juventusi raportohet se janë shumë të interesuar për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.

Spanjolli fantastik tashmë ka tërhequr interesim të Tottenhamit dhe Arsenalit, teksa tani Mediaset raporton se Interi dhe Juventusi po ashtu janë në listën e të interesuarve për lojtarin.
Reali raportohet se është i gatshëm që ta shesë lojtarin, duke kërkuar jë shumë prej 13 milionë eurosh.

Thuhet se Real Madridi e ka problem Carlo Ancelottin, i cili urdhëroi refuzimin e një oferte prej 20 milionë eurosh nga Anglia pak ditë më parë për lojtarin.


0 comments:

Post a Comment