Ky është super Volkswagen GOLF R! (Foto)

Sa i përket kabinës, është e pajisur me karrige sportive të lëkurës, timon të fibër karbonit dhe pedale të gjëra. Në të është futur edhe një monitor 5.8 inç që është i ndjeshëm në prekje, ku përmes së cilit mund të kontrollohet e gjithë vetura.

Fuqia motorike vjen nga motori ime 2.0 litra me katër cilindra që prodhon 290 kuaj fuqi. Dhe këto performansa i ndihmojnë këtij Golfi të arrij shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4.9 sekonda.

Kur është fjala për tërheqjen motorike të kësaj veture, Golf R është i pajisur me sistemin 4MOTION dhe diferencialin XDS, që i mundëson të bëj tërheqje me të katër rrotat.
Kjo veturë sportive pritet të jetë e disponueshme në tregun amerikan gjatë verës së vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi i tij ende nuk dihet. (Tribuna)
0 comments:
Post a Comment